Një fjalë në muaj nga Gjirokastra vol.16

Kreshnik Merxhani sjell fjalë nga fondi i trashëgimisë kulturore shqiptare në formën e një rubrike periodike, të cilat do të vijnë në formën e nje botimi  “Fjalori i Arkitekturës Tradicionale në Gjirokastër”,  i cili është në punë e sipër.

Fustanellë/a Shum. Fustanell/at

Emër

Kështu emërtohet një mënyrë element që i vendoset strehëve në ballet e odave të banesave të cilat në pjesën e këndeve të tyre tradicionalisht kanë qenë të rrumbullakosura dhe mbaheshin prej tre teskekëve që quhen “tre vëllezërit” (për këtë shih fjalën përkatëse).

Fustanella është kështu një dërrasë e hollë rrobulli (lloj pishe e kuqe) e gdhendur me motive dekorative që krijojnë një ritëm dhe krijojnë kështu një perde (perdhe) të strehëve duke shërbyer dhe si pikore në rastin kur shiu mundet të shkojë aty prej erës. Emrin me siguri e ka marrë nga forma e rrumbullaktë dhe hapja e saj njësoj si fustanella e kostumit kombëtar.

Fig. 1; Fustanellë në strehën rrethore të banesës Skenduli – Lagje Palorto, Gjirokastër.

Fig. 2; Fustanellë në strehën rrethore të banesës Skenduli, vedosja e saj mbi drurin (zinxhirin) ku mbeshteten rasat (dërasat) e gurit të çatisë.

Shkallë Fustanellë

Emër

Kështu emërtohen shkallët helikoidale, shkeljet (basamakët) e të cilave rrotullohen rreth një aksi, apo dhe pjesë të shkallëve ku për arsye të mungesës së hapësirës, pjesë e rampës së tyre zgjidhet me shkelje të tilla. Emërtimi ka ardhur pa dyshim nga pjesa e fustanellës së kostumit kombëtar, palët e së cilës shpërndahen nën të njëjtën logjikë rreth belit.

Fig. 3; Shkallë fustanellë në pjesën e nisjes së rampës.

Fig. 4; Shkallë me dy shkelje në formë fustanelle në banesën Zeko (pranë Skëndulateve) – lagje Palorto, Gjirokastër.


Ilustrime për fustanellën, bazuar në piktura me temë shqiptare të shek. 19-të. Brezi dhe palat e saj, forma qëndrore prej të cilave marrin emrin elementet arkitektonike të sipër përmendur

Foto dhe Skica nga Ark. Kreshnik Merxhani

Kreshnik Merxhani  është diplomuar për Arkitekturë në Universitetin Politeknik të Tiranës. Ai është i fokusuar përgjithesisht në Arkitekturën Tradicionale.
Prej 2008 ai është i angazhuar si bashkëautor në projekte restaurimi dhe rijetëzimi të disa monumenteve të periudhës Osmane dhe Komuniste kryesisht në Qytetin e Gjirokastrës.
2014-2016 ka qenë Shef i Sektorit Teknik pranë DRKK – Gjirokastër, zyrë në varesinë e Ministrisë se Kulturës.
Gjatë kësaj kohe ka qenë Arkitekti kryesor për hartimin e disa projekteve të rëndësishme si Projekti për Restaurimin dhe Rijetëzimin e Kalasë së Libohovës, Projekti për Restaurimin e Banesës së Eqerem Çabej etj.


Warning: Parameter 2 to qtranxf_excludeUntranslatedPostComments() expected to be a reference, value given in /hermes/bosnacweb07/bosnacweb07ay/b2860/dom.arkitektezacom/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php on line 286

Warning: Parameter 2 to qtranxf_excludeUntranslatedPostComments() expected to be a reference, value given in /hermes/bosnacweb07/bosnacweb07ay/b2860/dom.arkitektezacom/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php on line 286
3 Comments
  1. Pune e shkelqyer! Nje sugjerim: per tu kuptuar me mire nga ata qe nuk e njohin kostumin tone kombetar mund te shoqerohet/krahasohet me nje foto apo skice te nje fustanelle ne hapje.