Mendim në Karantinë vol.1: Lavamani

Mes pandemisë së Koronavirusit, kujtdo mund t’i duket praktike të pasurit e një lavamani në hyrje të shtëpisë. Sapo të hysh në shtëpi, të kesh mundësinë të lash duart për njëzet sekonda, pa u shqetësuar për kontaminimin e banesës. Në një formë apo një tjetër, kjo ide mbresëlënëse paraqitet si e një nevojë e çastit më shumë sesa një arsye për të ndërruar mënyrën tonë të të menduarit mbi një objekt sanitar – i hequr prej vendit të intimitetit të përditshëm. Gjithsesi, kjo ide ishte lajtmotivi i kryeveprës së Le Corbusier ku kontradikta takon aksidentin.

Villa Savoye – Le Corbusier, Lavamani ne hyrje

Ndoshta, kur Le Corbusier i shpjegoi Zonjës Savoye lavamanin në qendër të hollit të hyrjes, më e shumta që ajo mund të pranonte ishte ta vendoste pas kolonës. Kjo mund të shpjegojë arsyen pse në kundërshti të të gjithë vizatimeve të tij, lavamani është i vendosur përballë piloti-së. Sidoqoftë, sado interesante të jetë historia e kundërshtive mes arkitektit dhe klientit, dikush mund të pyesë “Për cilën arsye në botë duhet një lavaman në hyrjen e shtëpisë?”. Rowe vë në dukje se, çdo qëllim për të interpretuar basenin si një pajisje funksionale nuk ka kuptim. Nuk ka as ndonjë sapun e as një peshqir afër tij. Ndoshta ishte vendosur aty për ta përdorur pastruesja e shtëpisë “për të larë duar e saj pas çfarëdo gjëje të ishte duke bërë në dhomën e saj.” Por dhe kjo bie poshtë, duke ditur se në planet e hershme të Le Corbusier, lavamani kishte një vendndodhje më të dukshme, i kornizuar nga një ekran skulpturor i kurbëzuar.

Villa Savoye – Le Corbusier, Plan

Gjithsesi, kur u ndërtua, lavamani u la tërësisht i ekspozuar nën dritën e një ndriçuesi industrial, i ngritur si një objekt muzeumi, që sugjeron ritualin e pastrimin në hyrje, si në kishat katolike ku janë basenet me ujë të bekuar afër dyerve të hyrjes, ose xhamitë me burimet e avdesit. “A është pra ky një vend rituali purifikimi i barasvlershëm me një burimi me ujë të shenjtë?” pyet Rowe. Besoj se Le Corubsier do të na tregojë se kjo shtëpi ka të bëjë me aktin e purifikimit, i të bërit i një njeri më i mirë. Edhe nëse lavamani s’ka ujë, bardhësia e vet goditëse do të evokonte një kundërshtim ndaj gjërave të panevojshme në jetë. “Le blanc morale”

Duke parë pas, njëqind vite më parë, dikush mund të thotë, “A duhet vërtetë të mësojmë njerëzit si të lajnë duart?” Ndaj, le të marrim një moment për të vlerësuar aktin e larjes, ndoshta bëhemi njerëz më të mirë.

Andi Arifaj, Mars 2020

Villa Savoye – Le Corbusier, Lavamani ne hyrje

Referenca:

  • Friedman, Daniel S., and Nadir Lahiji. 1997. Plumbing: Sounding Modern Architecture. New York: Princeton Architectural Press.
  • McKay, Graham. 2011. misfits’ architecture. May 6. Accessed March 22, 2020. https://misfitsarchitecture.com/2011/05/06/the-dark-side-of-the-villa-savoye/.
  • Nam, S. T. 2013. “Los objetos sanitarios en le corbusier: La libertad dispositiva y la exposición radical en los años 20.” RA Revista de Arquitectura 87-98.
  • Passanti, Francesco. 1997. “The Vernacular, Modernism, and Le Corbusier.” Journal of the Society of Architectural Historians 438-451.
  • 2012. BBC History of Art in Three Colours. Directed by Mat Hill. Performed by James Fox. 

Warning: Parameter 2 to qtranxf_excludeUntranslatedPostComments() expected to be a reference, value given in /hermes/bosnacweb07/bosnacweb07ay/b2860/dom.arkitektezacom/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php on line 286
No Comments Yet

Comments are closed