TAW: Tirana Architecture Weeks

TAW: Tirana Architecture Weeks
Kuratorë: Laura Pedata, Loris Rossi, Enrico Porfido
Universiteti Polis / Tirana / 18-28 Shtator 2018

 

 

TAW-Tirana Architecture Weeks po futet në edicionin e tij të katërt. Siç thuhet, pas edicionit të tretë, kthehet në Traditë.

Këtë vit, tema e edicionit është: Taktikat e bashkëjetesës
Sfida është që të adresohet çështja e bashkëjetesës, duke eksploruar taktikat bashkëkohore për të përcaktuar hapsirat e ardhshme në arkitekturë, qytet dhe peizazh.

Ne u ulëm me një nga kuratorët, Enrico Porfido, dhe biseduam për çështjet dhe ngjarjet e këtij viti.

 

1. ÇFARË ËSHTË TIRANA ARCHITECTURE WEEK

Tirana Architecture Week (TAW) këtë vit është ne edicionin e vet të katërt. Ky aktivitet nisi në 2012. Është promovuar dhe organizuar nga Universiteti POLIS dhe qëllimi i vet kryesor ka qenë promovimi i shkëmbimit të njohurive mes arkitekturës dhe fushave akademike, me qëllim gjetjen e lidhjes mes qasjes akademike dhe jetës së vërtetë. Secilin vit ne i jemi qasur çështjeve të qytetit, duke përfytyruar qytetin,Tiranën, Arkitekturën që ka Rëndësi (tema e festivalit 2016 ). Këte vit po zgjerojmë imazhin, duke e bërë TAW një festival ndërkombëtar e më të madh.

2. CO_HABITATION TACTICS (Taktikat e Bashkëjetesës)

Tema e këtij viti është Bashkëjetesa sepse prej fillimit të këtij shekulli, ajo që po dëshmojmë është sesi njerëzit janë më të hapur në bashkëjetesën me njerëz te tjerë e çështje të tjera. Ajo që donim të preknim këtë vit është sesi njerëzit bashkëveprojnë me teknologjinë, turizmin, kujtesën e qytetit. Qëllimi i këtij viti është të qenit sa më shume interdisiplinarë. Të tregojme se arkitektura nuk ështe vetëm ajo e objekteve, por ne shqyrtojmë e merremi me qytetin, sesi njerëzit bashkëjetojnë. Lehtësimi i jetesës e i marrëdhënieve mes njerëzve është në thelb një përgjegjësi e arkitektit, urbanistit, e të tjerë profesionistëve të kësaj fushe.

3. CILI ËSHTË NDRYSHIMI I KËTIJ EDICIONI NDAJ TË KALUARVE?

TAW ka mbuluar përgjithësisht të njëjtin format, atë të punëtorive, leksioneve, ekspozitave, filmave, performancave. Synimi i këtij viti është që të hapemi sa më shumë ndaj publikut. Ndryshimi i këtij viti është se i rikthehemi edicionit të parë, me një konferencë ndërkombëtare shkencore, e cila do të jetë zemra e festivalit prej 10 ditësh. Gjithashtu, këtë vit të gjithë aktivitetet janë ngjeshur në 10 ditë. Duam që të gjithë pjesmarrësit që vijnë në Tiranë, të shtyjnë qëndrimin e tyre e të marrin pjesë dhe në aktivitetet e tjera. Këte vit po përpiqemi të hyjmë ne qytet, jo vetëm në rrugët e tij, por në vendet ku njerëzit mblidhen. Vendgrumbullimet kryesore janë Destil Hostel, Tulla/Nouvelle, Reja (ku do të zhvillohet dhe konferenca ndërkombëtare), Parku i Liqenit, ku do të zhvillohet një nga performancat kryesore në amfiteatër.

4. ZGJEDHJA E PJESMARRËSVE

Kalendari i këtij viti është vërtetë i ngjeshur. Gjysma e aktiviteteve janë promovuar nga platforma FUTURE ARCHITECTURE në të cilën ne jemi pjestarë si festival prej disa vitesh. Mënyra e pjesmarrjes është përmes nje thirrjeje që FUTURE ARCHITECTURE organizon çdo vit, ku aplikohet, dhe ne si pjesmarrës zgjedhim ata që do të na bashkohen në TAW. Gjysma e aktiviteteve janë arktiektë të rinj që aplikuan në këtë thirrje dhe që ne i kemi zgjedhur bazuar në temën tonë. Gjysma tjetër e aktiviteteve janë organizuar nga Instituti Italian i Kulturës, Ambasada e Hollandës, Ambasada e Spanjës, e sponsor të tjerë. Këtë vit ne u qasëm ndryshe në perzgjedhje. Përdorëm disa emra të mëdhenj për të tërhequr vëmendjen e publikut, mirëpo jemi përpjekur të promovojmë arkitektët e rinj përmes diskutimeve, projeksioneve, e mjeteve të tjera të komunikimit për t’i dhënë zë gjeneratës së re që vjen në Tiranë.

5. KU NDRYSHON TAW NGA AKTIVITETET E TJERA NË TIRANE?

TAW nuk është vetëm një seri ngjarjesh, por një mbajtës aktivitetësh që ndodhin shkëputur nën të njejtën teme. Ky festival nuk është thjesht leksioni i dikujt apo ekspozita e dikujt, po një seri leksionesh, filmash, performancash. TAW është si një organizëm ku secili aktivitet i shkëputur merr vlerën e duhur duke qenë pjesë e së gjithës. Qëllimi i TAW nuk është vetëm penetrimi në qytet, por të theksohet se arkitektura është shume-disiplinëshe. E kemi arritur këtë qëllim me konferencën shkencore ndërkombëtare. Janë të ftuar eksperte te shumë fushave; ekologji, gjeografi, që na bashkohen në aktivitete për të treguar se duhet të zgjerojmë interesat tona si profesionistë edhe në fusha jashtë arkitektures.

6. PSE NJË GRUP KURATORËSH VETËM ITALIANË?

Zgjedhja e këtij viti me kuratorë vetëm Italianë është kritikuar nga jashtë. Pyetja kryesore është, pse Italianët po organizojnë festivalin në Shqipëri? Si fillim dua të falenderoj rektorin që na dha mundësinë të jemi ne pjesë e këtij grupi, profesor Besnik Aliaj, e u përgjigjem kritikave duke theksuar se ndonëse vetë nuk kam shumë vite në Shqipëri, dy kuratorët e tjerë, profesor Loris Rossi dhe profesor Laura Pedata, jetojnë këtu prej 8 vitesh. Ne ndihemi shqiptarë në zemër, megjithëse jo në pasaportë, e po kontribojmë në Shqipëri me punime e studimet tona. Fakti që grupi kuratorial është vetëm italian, është një tregues i fenomenit që po ndodh prej disa vitesh në Shqipëri. Shumë arkitektë të huaj po vendosen këtu, po hapin zyrat e tyre këtu, e po transformojnë Tiranën në një Metropolis bashkëkohor.

 

Kalendari i këtij viti është  plot me aktivitete interesante:

 

 

 

Konferencat  Si një komponent integral dhe thelbësor i TAW 2018, Konferenca Ndërkombëtare Shkencore synon të eksplorojë aktivitete kërkimore bashkëkohore dhe taktika të projektimit që merren me temën e bashkëjetesës nga këndvështrime të ndryshme dhe brenda fushave të ndryshme të interesit, të lidhura direkt ose indirekt me arkitekturën, qytetin , dhe peizazhin. Çdo pjesëmarrës është i lirë të lidhë një nga kontekstet kryesore në një nga tetë temat, duke eksploruar taktikat që adresojnë konceptin e bashkëjetesës.

Eventet:

 

Për më shumë informacione, ju lutem vizitoni faqen zyrtare:

http://www.tiranaarchitectureweek.com/

 


Warning: Parameter 2 to qtranxf_excludeUntranslatedPostComments() expected to be a reference, value given in /hermes/bosnacweb07/bosnacweb07ay/b2860/dom.arkitektezacom/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php on line 286
No Comments Yet

Comments are closed