Tezë kërkimore: Qendër rehabilitimi dhe formimi për të rinjtë me probleme droge ‐ Endrid Llubani

Qendër rehabilitimi dhe formimi për të rinjtë me probleme droge

Projekt: Endrid Llubani

Tutor: Elton Qepali

 

 

Në vitet e fundit, shumë institucione kombëtare si dhe ndërkombetare, kanë dhënë alarmin për rritjen e problemeve sociale tek të rinjte lidhur me kriminalitetin, drogën, alkolin, diskriminimin social në Shqipëri. Të drejtat civile, ekonomike, sociale , kulturore dhe politikave të të rinjve duhen të mbrohen me përparësi nga cdo individ, familje dhe institucion, sepse kemi të bëjmë jo vetëm me qenie njerëzore përgjithësisht të pa mbrojtura, por dhe niveli i sotëm i zhvillimit të tyre fizik e mendor, do të përcaktojë të nesërmen tonë.

 

Sigurisht nëpërmjet kësaj qendre rehabilitimi dhe polivalente synohet të arrihet një zgjidhje e cila do të ndihmojë të gjithë komunitetin që të ekplorohen problematikat e këtij grupi dhe të bëhet organizimi në një hapsirë të përbashkët.
Propozimet për vendin ku mund të ndërtohet një qendër e tillë janë:
1. Ish Kombinati “Josif Pashko”, sot kapanone pjesërisht të rikontruktuara në Njësinë
Administrative NR .11 Tiranë.

Arsyet përse i propozoj, është se këto ndërtime janë lënë pa zhvillim gjithë këto vite. Konteksti social – kulturor që i rrethon këto zona lidhet shumë ngushtë me problematikat e temës .  Zona është afër dhe me lumin e Tiranës , pjesë në planin rregullues per t’u rehabilituar.

 

Mendja është vetë vendi ku ndodh gjithcka ,
dhe brenda saj ajo mund të krijojë
një parajse në ferr , një ferr në parajsë.
(Satani, në Parajsa e Humbur Miltonit)

Shërim përmes Arkitekturës

Në disa raste mund te debatohet që arkitektura nuk po kujdeset për njerëzit, ose prodhon një produkt duke menduar përtej njerëzve. Tema e shëndetit dhe e mirëqenies është e ndërlidhur me njëra tjetrën, ndërkohë arkitektura jo. Gabimi kryesor që arkitekti mund të bëjë është që të mos mendojë për
përdoruesin. Ai nuk është në qendër të vëmendjes, por jashtë sferës, mendon artin. Pasi hyjnë në hapësirë, ai do të bëhet një njeri i bezdisshëm dhe i gjithë koncepti arkitektonik do të shembet. Kjo është teoria e arkitekturës pa njerëz.

 

 

Arkitektura është një nga nevojat më urgjente që kemi pasur që nga fillimi i kohërave. Tenda ka qenë gjithmonë një nevojë e padiskutueshme dhe ishte paisja e parë që njeriu bëri për veten. Që nga hapat e para të civilizimit , ne kemi zhvilluar tendën “strehën” tonë për t’iu përgjigjur nevojave tona psikologjike dhe emocionale. Ne jetuam nëpër shpella, u strehuam poshtë pemëve, jetuam në tenda, në shtëpi prej druri dhe guri, dhe ne kishim nevojë për to, u konsoliduam në komunitete , u transferuam në shtëpi më të mëdha, përdorem stuko, granit , mermere për të treguar statusin tonë dhe fuqinë. Ky zhvillim i ndërtimit nuk ishte asgjë më shumë, një plotësim i nevojave tona shëndetesore, fizike dhe psikologjike, dhe një shqetësim bazik për të gjithë ne.

 

Trupi është qendra e hapsirës, ku nëpërmjet shqisave ne perceptojmë botën që na rrethon, duke i dhënë ndërtesës shkallën njerëzore. Por a kanë përdorur arkitektët gjithmonë njeriun si modul për të projektuar ndertesat e tyre? A ka krijuar ai në të vërtetë hapsira për mirëqenien e njeriut , apo vetëm për arsye estetike dhe praktike?
Kjo temë nënvizon rëndesinë e ambjentit që na rrethon në mireqenien tonë dhe shëndetin, mundohet të tregojë nëpërmjet shembujve konkret, që hapsira bën të mundur që ta shtyje mendjen për të prodhuar shëndet ose sëmundje.

 

 

 

Endrid Llubani është diplomuar në Fau për Arkitekturë. Ka marrë pjesë në bashkepunime për projekte ndërkombëtare  ndërmjet Fakultetit të Arkitekturës dhe Fakultetit HEPIA Gjeneve (Zvicër). Projekti konsistonte në studimin urban dhe mjedisor të Qytetit të Orikumit. Ka marrë pjesë në konkurse të ndryshme kombëtare ku është shpërblyer me cmime: 2012, cmimi i katërt në konkursin “Smiling Cities”, 2015 cmimi i tretë në konkursin kombëtar „Arkitektet e Rinj per Zhvillimin Urban“, cmimin e dytë në konkursin e fotografisë „Shkrepe“ e organizuar nga Ministri i Shtetit për Cështjet Lokale. Ka fituar eksperiencë kombëtare dhe ndërkombëtare në arkitekturë, ku fokusi kryesor është në projektet e financuara nga agjencitë e huaja që veprojnë në Shqipëri, por edhe në sektorin privat.

 


Warning: Parameter 2 to qtranxf_excludeUntranslatedPostComments() expected to be a reference, value given in /hermes/bosnacweb07/bosnacweb07ay/b2860/dom.arkitektezacom/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php on line 286
No Comments Yet

Comments are closed