Skicëpamja vol.2 – Ema Andrea

Nje laps, nje leter, dhe disa pyetje per t’u pergjigjur.  Imazhet e meposhtme jane skicuar gjate intervistes nga Ema Andrea

 

Aktore në teatër/kinema dhe pedagoge në Akademinë e Arteve.

“Unë jam djersa ime”

 

arkitektëza:  Jemi në teatër, dritat janë mbyllur, po na thuhet të fikim telefonat, ti je gati të dalësh në skenë. Po pret të dalësh.

Pritja.

Ema:

Pritja që ka pas skenës, besoj unë është nga ato pritjet më të bukura.
Unë kam një raport të mrekullueshëm me veten, jam shumë në aks dhe është një pritje që filloj dridhem që kur e mendoj.
Ka shumë frikë, unë jam në aks por të gjitha pasiguritë e mia mund të ma zhbëjnë aksin.
Unë kam krijuar pasiguri dhe më kanë zhbërë deri në një pikë.
Pritja ime është e verdhë.
Jam njeri i durueshëm, di të pres.
I jap vetes kohë për të ndenjur me veten, më pëlqen e papritura.
Jeta më ka mësuar të kem durim tek pres.

 

arkitektëza:  Ti dole në skenë e unë jam ulur në karrige po të shoh. Ngjitur meje është Ema dhe po sheh Ema Andrean në skenë.

Ç’ po sheh ?

 

Ema:

Të vërtetën, por unë nuk e di ç’ ngjyrë ka e vërteta.
Shikon një zemër të madhe, është i vetmi moment ku është e plotë dhe nuk ka frikë.
Nuk ka frikë edhe e pranon për të gjitha gjërat e veta, zemra nuk është gjithmonë e kuqe se unë kam shumë të pathëna.
Po të kishim më shumë ngjyra, kjo zemra ime do t’ i kishte të gjitha ato.
Për mua është shumë liri  kur jam Ema në skenë.
Ema që shikon Emën, kupton Emën e vërtetë.
Nuk fshihet.
Shumë naïve janë, po unë nuk di të vizatoj.

 

arkitektëza: Në këtë moment ata nuk po duartrokasin. Ti po pret diçka nga ‘ta, ata thonë jo.
Të gjithë thonë Jo: unë, Ema, të tërë ata që janë përballë teje.

Jo-ja !

 

Ema:

Jo-ja…
E bëra të kuqe por nuk e mendova ngjyrën.
Është si një mur pas të cilit dhe këtë nuk di ta vizatoj ( besoj se duket si mur ), pas të cilit, rritet një fëmijë.
( E tmerrshme, çfarë zanati është ky ! )
Është një bebe që takon një të rritur, Emën e madhe ( e rritur duket si e mitur, kuptohet që është e
rritur ? ).

 

 

arkitektëza:  U thane shumë Jo dhe u mbyll teatri. Na nxorrën jashtë të gjithëve.Unë them fajin e patën muret e teatrit, hapësira nuk ishte e duhura.
Le të themi se të gjitha shfaqet në Tiranë, po ndodhin diku. Në çdo vend të Tiranës, po ndodh një shfaqe.

Në këtë orë, ku po ndodh Medea ?

 

Ema:

Medea po ndodh …Medea po ndodh…
Po ndodh në një bar, ku janë dy të rinj, po ndodh tek kjo shtëpia.
Medea po ndodh këtu, por spektatorët janë gjthmonë jashtë, ata që unë i quaj fajtorë.
( fajtorë bojëqiell vetë unë mund të bëj ! )
Kurse këtu në bar është mami që shikon.

 

arkitektëza: Ndodhi Medea, ndodhi dhe turni i tretë.

Ç’ ka pas tyre ?

 

Ema:

Nëse flasim ç’ ndodh pas mua në turnin e tretë në këtëm oment të të jetës sime, por jo gjithmonë, është shumë e thjeshtë sepse është një gotë ku brenda është e trazuar.
Pa gjumë dhe pa siguri.
Kjo është situata ime kur mbyll derën, të gjitha i mbledh në një gotë.

 

 Si është Tirana pas teje ?

Ema:

Tirana pas meje do të jetë shumë e bukur.
Këta do të jenë.
Jam njeri optimist, jetoj mirë me atë që kam.

 


Warning: Parameter 2 to qtranxf_excludeUntranslatedPostComments() expected to be a reference, value given in /hermes/bosnacweb07/bosnacweb07ay/b2860/dom.arkitektezacom/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php on line 286
No Comments Yet

Comments are closed