Projekt ide: Qendër vizitorësh, si shtojcë funksionale midis dy teatrove ekzistues

Qendër vizitorësh, si shtojcë funksionale midis dy teatrove ekzistues

Projekt: Klejni Feimi dhe Paola Dalipi

Zona e propozuar është hapësira midis Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Eksperimental. Kjo ndodhet në afërsi të pedonales “Murad Toptani”. Pedonalja në vetvete është një hapësirë publike që perdoret shumicën e kohës nga qytetaret  vetëm për të kaluar. Funksionin si hapësire publike ajo e kryen më mirë në raste të veçanta si festivale, panaire, promovime etj. Sheshi përpara teatrove ka të njëjtin karakter, sidomos pas hapjes së saj si shesh këmbësorësh rishtazi.

 

Propozimi synon ti shërbejë kësaj hapësire publike nëpërmjet funksionit si qendër vizitorësh. Propozohet nje strukturë që të mbajë aktivitete të ndryshme, duke riorganizuar dhe duke ndërvepruar me zonën ndërmjet dy teatrove.

Kjo ndërhyrje e re konceptohet e lidhur me restaurimin e godinave ekzistuese. Pra, një shtojcë ndërmjet dy godinave, një foyer i përbashkët i të dy teatrove, që synon të ruajë identitetin e memorien kolektive e njëkohësisht të gjejë shprehje në arkitekturën bashkëkohore.

Struktura e propozuar përmban pak aktivite, por mjaftueshëm per të tërhequr njerëz kohë pas kohë. Funksionet janë: pritje, informacion, kafeteri, salla ekzpozimesh dhe promovimesh për studentë dhe artistë të rinj.

 

 

 

 

Paola dhe Klejni  janë diplomuar në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, FAU dhe ushtrojnë profesionin prej 3 vitesh.

 

 


Warning: Parameter 2 to qtranxf_excludeUntranslatedPostComments() expected to be a reference, value given in /hermes/bosnacweb07/bosnacweb07ay/b2860/dom.arkitektezacom/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php on line 286
No Comments Yet

Comments are closed