SHARE (more)

SHARE ( more )

Tirana ndërton jo pak arkitekturë; ajo ama zhvillon pak aktivitete ndërkombëtare arkitekture e dizajni. Aktiviteti i fundit në Tiranë, SHARE Tirana 2018 International Architecture and Engineering Forum, pati një bujë të konsiderueshme, e një rezultante jo aq të bujshme.

PLATFORMA VIRTUALE

Për t’u duartrokitur. Ishte aktiviteti më i mirëorganizuar virtualisht në të cilin kam marrë pjesë në Shqipëri. Çdo pjesëmarres mund të bëhej pjesë e rrjetit virtual nëpërmjet një aplikacioni, Whova, i cili ndante mesazhe, informacione, sondazhe, foto, kërkesa apo oferta pune, duke bërë të aksesueshme maksimalisht çdo të re mbi aktivitetin.

SKEMA

Po aq për t’u duartokitur. Para ditës së forumit u planifikua një takim informal mes arkitektësh në të cilin mbi të gjitha synohej socializimi dhe një debat mbi rolin e arkitektit në shoqërine e së ardhmes, për t’i paraprirë së nesërmes.

KRIPUR

Tek Salt (aktiviteti paraprirës). Isha me dy mikesha te miat…gjatë të gjithë mbrëmjes. Hapësira nuk ishte konfiguruar në formë të tillë që të mund të hyje në diskutim a në marrëdhënie me të ftuarit e tjerë. Ndërkohë që flitej, muzika e atmosfera prej pub-i nuk i jepte fjalës rëndësinë e duhur. Debati ishte i ngurtë. 5 nga të ftuarit diskutuan me mikrofon mes tyre per temën, duke mos patur momente ku ne të tjeret ndërhynim, pyesnim, a povokonim.

Ndarje radikale mes arkitektëve dhe ne të tjerëve ( arkitektëve ).

FORUMI

Aktiviteti ishte tek Plaza, duke nisur në 9:00. Më bëri pershtypje për mirë momenti i hyrjes. Kishte fleksibilitet e organizim në hyrje, fare rradhë, skanohej barcode pa problemin e mjetit të identifikimit

SPONSOR TE FALENDERUAR NE SHUME MENYRA

1: stenda : Në hyrje disa sponsor kishin ekspozuar katalogë a informacionet e tyre.

2: katalogë: Në çdo karrike në sallë ishin çantat “tote”(prej rrobe) me logon e Share. Brenda tyre, sigurisht katalogë nga Sponsor.

3: duartrokitje : Nisi fjala përshëndetëse. U falenderuan me duartrokitje sponsorat.

4: fjalim : Pastaj, secili prej tyre, mes fjalës se arkitektëve, reklamonin projektet dhe produktet e tyre me fjalime njëjtë të gjata, video, reklama e të tjera.

ARKITEKTET

Larmia mes emrave, vendeve ku vepronin, po dhe famës e impaktit krijoi një paletë interesante mes arkitektësh. Të ftuar si Maurizio Meossi (Zaha Hadid Architects), Përparim Rama (4M Group) , Giuseppe Farris (Studio Farris), Artan Raça (Studio Raça Arkitektura), drejtuesit e shoqatave te arkitektëve të rajonit, ndanë disa momente reflektimi (aq sa formula lejonte).

Gjithsesi, formati i prezantimit ishte me paraqitjen e një projekti mbi të cilin arkitekti ngrinte problematikat që i lindën e si u menaxhuan ( në ndonjë rast, pati prezantim thjesht mes slidesh, zë sipër, asnjë pyetje, asnjë problem, asnjë konflikt, vetëm foto, rendera, video me këngë, etj.)

ASNJE PYETJE

Nuk kishte hapësire për pyetje, komente jo e jo. E gjitha një paradë projektesh me zërin e arkitektit mbivendosur.  Formati parashikohej të ishte forum, që sipas kuptimit të fjalës nënkupton “Takim apo medium në të cilin shkëmbehen ide apo qëndrime mbi tema të caktuara.”
Shkëmbehen, jo vetem adresohen.

Si përfundim, nuk dëshiroj të shkruaj kundër dhe aq pak aktiviteteve sa ka këtu për arkitekturën. Përkundrazi, dua të rriten, të ndodhin, të na marrin frymën! Të mos ketë segregim, por gjithëpërfshirje. Vetëm duke ndodhur shumë mund të kemi realisht diskutime mbi arkitekturën, gjendjen e saj këtu, ridimensionimin e pozicionit te arkitektit në Shqipërinë tonë.

Por duhet të ndodhin cilësisht, jo domosdoshmërisht në vendet më luksoze të kryeqytetit, me arkitektë që edhe pse nuk marrin miliona në tendera janë besnikë e të pasionuar pas arkitekturës, të kuriozuar pas saj, me diçka për të thënë. Ka! E dimë të gjithë që ka!

 

*Ah dhe diçka (pozitive )! Njëra nga të ftuarat u prezantua si ‘arkitekte e re, ka vetëm 15 vite eksperiencë ‘, si për të na treguar ritmin e vërtetë profesional të një bote normale ku ekspertët e fushës nuk janë dot fëmijë ( të talentuar , shkëlqyer, brilantë qofshin).

 


Warning: Parameter 2 to qtranxf_excludeUntranslatedPostComments() expected to be a reference, value given in /hermes/bosnacweb07/bosnacweb07ay/b2860/dom.arkitektezacom/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php on line 286

Warning: Parameter 2 to qtranxf_excludeUntranslatedPostComments() expected to be a reference, value given in /hermes/bosnacweb07/bosnacweb07ay/b2860/dom.arkitektezacom/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php on line 286

Warning: Parameter 2 to qtranxf_excludeUntranslatedPostComments() expected to be a reference, value given in /hermes/bosnacweb07/bosnacweb07ay/b2860/dom.arkitektezacom/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php on line 286
2 Comments
  1. Përshëndetje arkitektëz-a,
    Përgëzime për nismën që shpallet me faqen! Ka etje për “agora” të arkitekturës… . Shpresoj dhe uroj të përpiqeni të shuani këtë etje me të vërteta.
    Përsa i përket veprimtarisë SHARE Tirana, personalisht e prisja më të plotë shkrimin. Keni nxjerrë në pah disa mungesa të rëndësishme, si e “pyetjeve”, debatit etj.
    Jam kureshtar për arsyet e filtrimit të emrave shqiptarë me rezultat vetëm ark.Artan Raça… . Kontributi i platformave të tilla si faqja jua, mendoj se do të duhej të ishte pikërisht kritika e thellë, ose të paktën analiza e thellë, pa “modelim”. Për shembull, kur shkruani për “… arkitektë që edhe pse nuk marrin miliona në tendera janë besnikë e të pasionuar pas arkitekturës, të kuriozuar pas saj, me diçka për të thënë. Ka! E dimë të gjithë që ka!” lini një shije padrejtësie me njëhsimin e të gjithë atyre që u shfaqën para mikrofonit. Mu aty mund t’ia nisni! Nuk janë asesi të gjithë ata arkitektë milionash, apo “arkitektë-yje” të Shqipërisë. E nëse nuk e kuptoni as ju këtë, do të vazhdojmë të mbetemi në këtë terr ku cilësia e vërtetë e arkitekturës humbet përditë vlerë për publikun shqiptar, investitorët e ndërtuesit, qeverisësit e aq më keq vetë arkitektët, sidomos ata të rinj.
    Edhe një herë urime!
    Me shpresë…
    Një pasionant i arkitekturës.

    1. Faleminderit shumë që keni lexuar dhe ndarë me ne qëndrimin tuaj. Nuk kemi dashur kurrsesi të bëjmë ndasi mes arkitektësh, e as të vendosim nota, mirëpo te themi c’menduam për aktivitetin në tërësinë e tij me pozitivet e negativet sipas këndvështrimit tonë. Gjithsesi, gjithnjë ka vend për përmirësime. Jemi shumë të hapur ndaj sugjerimeve dhe kontributeve të cfaredo lloji në këtë “agora” arkitekture. Urojmë gjithë të mirat 🙂