PROTESTË! Restaurimi i fakultetit te Prishtines

14 Mars 2017, Prishtinë

*qëndrimi dhe fotografitë publikohen me lejen e autorit

Objekti brutalist realizuar nga Ravnikar i është nënshtruar fazës së restaurimit të fasadës, pas disa ndërhyrjeve të kontestuara ndër vite. Ndërhyrja e fundit ka hasur kundërshtinë e disa studentëve, akademikëve, arkitektëve.

Sipas një qëndrimi mbajtur disa javë më parë nga Arbër Sadiki (arkitekt dhe pedagog në Prishtinë) në “Koha Ditore”:

“Objekti i Fakultetit Teknik, si vepra e vetme e arkitektit Ravnikar e relaizuar në Prishtinë, paraqet një nga godinat e pakta në Prishtinë, të realizuar në frymën e brutalizmit i cili shprehet përmes lexueshmërisë së konstruksionit dhe ashpërsisë së materialeve përmes vënies në pah të teksturës natyrale të betonit.”

“Në fakt urrejtja ndaj objektit të Fakultetit Teknik ka filluar vite më parë me ndërtimin në mënyrë skandaloze të një kulmi të pjerrët, mbuluar me tjegulla, në kundërshtim të plotë me parimet e brutalizmit.

Për t’u mos u mjaftuar me këtë dëmtim, ta apasionuarit pas së keqes vazhduan me ndërtimin e bllokut të njësive sanitare në fasadën kryesore të tij përgjatë të gjitha etazheve, edhe pse ambiente të tilla utilitare do të mund të pozicionoheshin në dhjetra pozicione të tjera në brendësi të objektit, duke i ikur shpërfytyrimit total të godinës. Ky fakt, shto edhe parimin se për të dashur të keqen duhet urryer e mira, të bën të besosh se ndoshta pikërisht shëmtimi, ka qenë edhe arsyeja e intervenimit mbi të.”

Fotografite: Samir Karahoda & Arbër Sadiki

Në vazhdë të këtij qëndrimi, pyetjet që ne ngremë janë: 

1. A duhet restauruar Modernia?

2. Si duhet restauruar Modernia?


Warning: Parameter 2 to qtranxf_excludeUntranslatedPostComments() expected to be a reference, value given in /hermes/bosnacweb07/bosnacweb07ay/b2860/dom.arkitektezacom/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php on line 286
No Comments Yet

Comments are closed