PËR TEATRIN_Mbi Arkitekturën dhe Kujtesën_pjesa 1


© Mos Ma Prek Teatrin_Ilustrim nga Iris Nela

“Pra, pse janë kaq mizorë?”

“Mizoria është brenda të gjithëve nesh, por ata e kthyen në virtyt.”

A.Rajan, Mbretëresha e Zjarrit

 

TEATËR KOMBËTAR APO GODINË E TEATRIT KOMBËTAR?

Pse jo të dyja?

Prej një jave, diskutimi mbi Teatrin Kombëtar, revolta e artistëve ndaj vendimarrjes mbi ta, po ngre diskutime mbi ç’po trashëgojmë.

Mbi vendimarrjen,  mbi konsultimin me publikun e grupet e interesit, e për ca nga ne, mbi Qytetin.

Produktin qytet.

Shtresëzimi nuk është qëllim në vete; shtresëzimi rrjedh prej gjallimit, vendimeve tona të përditshme, mënyrës sesi jetojmë, mënyrës sesi ushtrojmë pushtetin tonë a mënyrës sesi nënshtrohemi. Andaj, fshirja nga dheu s’mund të jetë më vullnet personal a politik i minorancës, por duhet të lindë kultura e debatit mbi qytetin. Duhet të vendosim mbi çfarë të trashëgojmë a ndaj kujt duhet të ndahemi përfundimisht.

arkitektëza ka vendosur të nisë një cikël artikujsh që ngacmohen nga raporti mes vendimarrjes-arkitekturës-kujtesës kolektive.

 

Mbi Arkitekturën e Kujtesën, nis me Teatrin Kombëtar.

 

ARKITEKTËT_AUA

Kryetari i AUA: Ledian Bregasi
Sekretari i AUA: Sotir Dhamo

Përmes kësaj deklarate AUA reagon ndaj vendimit për prishjen e ndertesës së Teatrit Kombëtar në mbeshtetje të komunitetit të artistëve.

Eshtë bërë e zakonshme zhdukja e papritur e objekteve publike në Tiranë. I cilësuar shpesh si një qytet pa shumë histori, Tirana është bërë shpesh arenë e nderhyrjeve urbanistike mizore, të përligjura djallëzisht nga kjo papërgjegjësi historike ndaj qytetit. Arsyet e mungesës së historisë kanë qenë vetë pushtetet e mbeshtetura nga grupe teknicienësh të lidhura me to. Interesat dhe injoranca për të lexuar qytetin kanë mbizoteruar prej më se 6-7 dekadash. Kjo nuk mund te vazhdoje me!

Një nga karakteristikat më kryesore të qytetit është shtresëzimi. Kjo është arsyeja përse qyteti europian sot trashegon kontekste të pasura me ngjarje dhe çdo cep i tij flet për histori. Çdo cep i qytetit edukon redpekt dhe dashuri!

Për fat te këq Shqipëria, Tirana në veçanti ka nje traditë shumë problematike në lidhje me ruajtjen e qytetit, duke filluar që nga periudha e diktatures. Të njëjtat qendrime kanë vazhduar edhe në keto njëzeteshtatë vitet e fundit. Historia nuk duhet ideologjizuar, pasi edhe në keto raste brezat kane se çfarë të mësojnë e të mos e përserisin më.

Ne menyre te ngjashme AUA ka reaguar për vendimin e prishjes së Piramides ne vitin 2012, per prishjen e Stadiumit ne vitin 2017, per nderhyrjet brenda kufirit te parkut që pë cënojnë seriozisht funksionimin te tij, dhe për një sere ndërhyrjesh të tjera që kanë cënuar trashëgimnine e ndërtuar.

Në vend që të fillojmë qytetin nga e para sa herë i teket dikujt do të ishte më e shëndetshme të mësojmë ta shtresëzojmë.
Në se trashëgimia e ndërtuar do të vazhdojë të trajtohet në këtë mënyre së shpejti qytetet tona do të transformohen në fjetore kullash prej betoni.
Duhet të reagojme sa nuk është akoma vonë.

ARTISTËT

Ndryshe nga qëndrimi i AUA, qëndrimi i artistëve këmbëngul në funksionalitet. Nuk flitet me nostalgjinë mbi objektin, por me nevojën që të jetë maksimalisht funksional e në përputhje me standardet e një Teatri Kombëtar, sikur dhe në koston e prishjes së objektit ekzistues për një objekt të ri.

Sipas Ema Andreas:

Gjithë thelbi i protestës është dialogu, konsiderimi i artistëve si palë në diskutimin dhe marrjen e vendimeve qoftë për ndryshimet ligjore si edhe për fatin e godinës së Teatrit Kombëtar, në të cilën nuk është ngulur asnjë gozhdë që prej shumë vitesh. Këto dy çështje duhej të kishin filluar me kohë të merrnin rrugë.

Centralizimi i vendimarrjes vertikalisht , sjell humbjen totale te pavarësisë së institucioneve artistike.

Moskujdesja per ndertesën, kontratat afatshkurtra të artistëve bënë qe edhe krijimtaria të jetë e varur, ashtu si mbijetesa.
Askush nuk është kundër ndërtimit të një godine që do të ndërtojë historinë e së ardhmes. Por kjo godinë duhet të ndërtohet në truallin ekzistues të TK, dhe pa ndërrim destinacioni. Nuk është parë ende asnjë projekt, jo në formë publike të paktën, Përse?
Asnjë dokument mbi amortizimin e godinës, edhe pse ,theksoj , nuk është mirëmbajtur as në nivelin minimal.
Nëse çdo hap që hidhet, bëhet transparent ,dhe me dëgjesa publike për grupin e interesit, që në rastin e TK,nuk janë vetëm aktorët por edhe publiku, atëhere do isha e lumtur që të kemi një Teatër Kombëtar te ri.
Dialog është kryefjala.”

ARKITEKTËZA

arkitektëza gjykon se “arkipelagu” i dy Teatrove ( Kombëtar e Eksperimental) mbart një nga strukturat më atipike të Kryeqytetit. Hapësira e tyre snobon, refuzon e përçmon  densitetin e një Tirane që kërkon të gjejë frymë vetëm vertikalisht. Boshi nderohet në tokë aq plotë, sa nuk mund e nuk duhet konsideruar tjetërsimi.

“Vendimarrja” arsyeton se një teatër i ri po ndërtohet, e famshmja “turbinë”. Ama, Turbina nuk ka hapësirën e një Teatri Kombëtar të një shteti Europian në rritje. Në cdo kryeqytet të madh europian e më gjerë, krahas kujtesës shtojnë edhe funksionalitetin pa e fshirë të parën. Po, e ndërtojmë një teatër të ri diku, por ku?. Nëse duhet menduar për një objekt që shton kapacitetin e Teatrit Kombëtar, ku duhet të vendoset ai? arkitektëza pret sugjerimet tuaja.


Warning: Parameter 2 to qtranxf_excludeUntranslatedPostComments() expected to be a reference, value given in /hermes/bosnacweb07/bosnacweb07ay/b2860/dom.arkitektezacom/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php on line 286

Warning: Parameter 2 to qtranxf_excludeUntranslatedPostComments() expected to be a reference, value given in /hermes/bosnacweb07/bosnacweb07ay/b2860/dom.arkitektezacom/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php on line 286
1 Comment
  1. Ne te njejtin vend, sigurisht. Turbina mund te jete sh mire teater qyteti ose I bashkise, quajeni si te doni.