Na bashkoi MANIFESTI


Manifest- Fjala manifest vjen nga Latinishtja “manifestus”, që do të thotë fjalë për fjalë dicka që mund të mbahet me dorë. Manus do të thotë dorë dhe Festi vjen nga fendo: të shkosh kundër. Në përputhje me rrethanat, fjala manifest do të thotë të tregosh qartë, të shfaqësh, Jo i fshehur, i qartë për t’u parë; i lehtë për t’u kuptuar.

Qëllimet e një MANIFESTO

Arkitektët kanë përdorur manifestin për të deklaruar një mendim për një çështje dhe për ta projektuar atë mendim në një strategji për praktikë. Si i tillë, jep mundësinë të hetohen çështje më të gjëra që prekin arkitekturën dhe fillojnë të formohen një sërë vlerash dhe qëndrimesh personale ndaj arkitekturës.

Le Vespe, një iniciativë e nisur nga studiuesit dhe arkitektët e rinj Paolo Baronio, Antonello Fino, Marson Korbi, Vito Quadrato, Konstantinos Sarantidis dhe Giuseppe Tupputi, transformohet në një hapësirë, ku të gjithë ata që, të ndjeshëm ndaj çështjeve të thella që do të propozohen herë pas here, do të dëshirojnë të marrin pjesë duke e ndarë ndjenjën e komunitetit me britmën “Le të bashkohemi”.

Hapësira nis me qëndrime dhe mendime rreth prishjes së Teatrit Kombëtar më 17 maj 2020, ngjarje e rëndësishme për arkitekturën ë Shqipërisë. Iniciativës së tyre i janë bashkuar deri tani një numër i madh arkitektësh e profesionistësh, e midis tyre, Leon Krier, një nga studiuesit dhe kritikët më në zë të arkitekturës moderne, i cili jep qëndrimin e tij rreth prishjes, por edhe një vështrim më të gjerë për situatën ë arkitekturës botërore sot;
Prof. arch. Giorgio Rocco, drejtori i departamenti të arkitekturës në Politeknikun e Barit dhe Presidenti i Qendrës për Studime në Historinë e Arkitekturës; Fabrizio Bellomo, artist, kurator dhe shkrimtar multidisiplinar; Ardian Vehbiu, autor dhe publicist shqiptar; si dhe shumë studentë dhe profesionistë të fushës.

Më poshtë një shpjegim nga vetë themeluesit, dhe një link drejt hapësirës, ku jeni të tërë të ftuar të jepni kontributin tuaj, sidomos arkitektët e rinj.

Të bashkohemi! 
Drejt prishjes së madhe

Ky që po paraqesim është një manifest i shkruar nga shumë duar si mbështetje dhe nxitje, me qëllim që të luftojmë për të mbrojtur monumentet tona. Me qëllim që të mund të vazhdojmë të njohim vlerën e artit, kulturës dhe historisë sonë. Me qëllim që të mund të refuzojmë së menduari dhe së vizatuari, së realizuari rendera, dhe së zbatuari të urdhërave që na japin të tjerët: shefa pune, politikanë dhe pronarë. Me qëllim që të mund të refuzojmë strumentalizimin e arkitekturës, duke argumentuar arsyet e këtij refuzimi. Duke ju përkushtuar me inatosje, dije dhe pasion. Me qëllim që mbi monumentet dhe mbi arkitekturën të mund të bëhen diskutime në shkolla, në universitete, madje edhe nëpër kafenè. Sidomos atëherë kur vlera historike dhe kulturore e një ndërtese kanoset nga një estetikë komerciale konsumi.

Natën e 17 majit 2020, teatri i Tiranës u shemb, duke lënë një bosh ku dëgjohet jehona – e përmendur dhe nga vetë aktivistët e mobilizuar në mbrotje të teatrit – e pyetjes “Ç’duhet bërë?”. 

Në Shqipërinë neolibersite sot, ekonomia e tregut dhe luhatjet e vlerës së truallit dhe fitimit prej tij, si dhe aktiviteti i spekulimit financiar dhe i pasurisë imobiljare, ushtrohen në mënyrë tejet të natyrshme në dëm të objekteve të mbrojtura dhe me vlerë të lartë shoqërore. Kjo çon në humbjen e memories kolektive dhe në eliminimin e fragmenteve të historisë. Një formë ndërveprimi e nxjerrë në dritë sot nga faktet e Tiranës, por që padyshim prek edhe realitete urbane ndërkombëtare, që shpesh tejkalojnë pa u përmendur, si pasojë e një indiferentizmi në gjerësi, sistematik, dhe, mbase, të induktuar.

Në një moment kur arkitektura është strumentalizuar më shumë se kurrë nga mass media dhe nga politika, bëhet i rëndësishëm grumbullimi i mendimeve alternative të studentëve, arkitektëve, kërkuesve shkencorë, si dhe ato të artistëve, gazetarëve dhe të intelektualëve. Dëshirojmë që ky manifest të ndezë një ndërgjegje politike dhe kritike duke fillur nga poshtë, duke përfshirë, për shembull, ata që këtë arkitekturë e prodhojnë, e vizatojnë dhe e “materializojnë” virtualisht, por që shpesh nuk e mendojnë, duke qënë se janë të detyruar të zbatojnë urdhërin e një mendimi spekulativ të imponuar.

Në përpjekje për të ciflosur këtë ideologji të maskuar nga retorika e “modernizimit”, synojmë të “hedhim sytë përtej”, falë atyre që dëshirojnë të japin kontributin e tyre me ndonjë koment mbi ngjarjen e teatrit të Tiranës, në lidhje me arkitekturën e tij, mbi rolin historik të tij dhe mbi antagonizmin e tij në raport me proceset aktuale të zhvillimit urban.

Ky manifest është një thirrje për tu bashkuar kundër të gjitha atyre përpjekjeve për të shtypur ndjeshmërinë politike dhe profesionale të atyrë që, pikërisht sot, pyesin veten se “ç’duhet bërë”, për të mos humbur teatro dhe beteja të tjera.

Tiranë 17.05.2020


Warning: Parameter 2 to qtranxf_excludeUntranslatedPostComments() expected to be a reference, value given in /hermes/bosnacweb07/bosnacweb07ay/b2860/dom.arkitektezacom/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php on line 286
No Comments Yet

Comments are closed