Teatri i ri Kombetar nga Bjarke Ingels Group

Teatri Kombëtar nga Bjarke Ingels Group u prezantua sot në Kryeministri. Ju sjellim një prezantim të shpejtë dhe disa të dhëna bazike.

 

Të dhënat:

 

Projektues: Bjarke Ingels Group BIG

Salla kryesore: 750 m 2 , 600 vende
Salla e dytë:     630 m 2
2 salla Black Box: 200 vende secila
Sallë provash:     200 m 2
Hapësira shwrbimi: 200 m2

Projekti i ri ndërtohet aty ku sot ndodhet Teatri Kombëtar ekzistues, me hyrje përmes shëtitores “Murad Toptani”.  Godina ndahet në dy pjesë; njëra për aktorët dhe administratën, pjesa tjetër për publikun me funksion kryesor atë të teatrit dhe të dyja pjesët kanë aksese të vecanta. Do të përmbajë dy salla të mëdhaja dhe dy salla më të vogla Black Box.

Publiku hyn nga fasada kryesore ose me një hyrje tjetër poshtë harkut. Pjesa e catisë së ndërtesës do të shërbejë gjithashtu si një teatër i hapur/auditor ku publiku mund të ulet në shkallare për aktivitete të ndryshme.

“Fasada ngjan me një perde të teatrit, por e ngurtësuar”, është shprehur Bjarke Ingles. Sipas skemave duket edhe kulla që do të ndërtohet pas teatrit.

Na dërgoni mendimet tuaja rreth projektit.

 

 

  • Imazhet nga web-i

 


Warning: Parameter 2 to qtranxf_excludeUntranslatedPostComments() expected to be a reference, value given in /hermes/bosnacweb07/bosnacweb07ay/b2860/dom.arkitektezacom/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php on line 286

Warning: Parameter 2 to qtranxf_excludeUntranslatedPostComments() expected to be a reference, value given in /hermes/bosnacweb07/bosnacweb07ay/b2860/dom.arkitektezacom/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php on line 286
1 Comment